Gjyqtari i Gjykatës Komerciale, Arnis Dumani ka reaguar ndaj stories me titull “Katër gjyqtarë dhe kryesuesja e bordit të OSHP-së dorëhiqen për t’u bërë noterë”, të transmetuar në edicionin qendror të së martës, me arsyetimin se lajmi nuk ka përmbajtur informacion të plotë.
Dumani në reagim ka thënë të mos ketë dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit të Republikës së Kosovës. KOHA ka informuar se katër veta janë dorëhequr nga pozita e gjyqtarit për t’u bërë noter, por në këtë kontekst nuk ka përmendur emrin e Dumanit.
Për gjyqtarin Dumani vetëm është thënë se është në listën e të emëruarve noter, dhe se afati për të vendosur, ai dhe të tjerët, nëse do të vazhdojnë të mbesin në funksionet që ushtrojnë aktualisht, ende nuk ka përfunduar.
-
Katër gjyqtarë dhe kryesuesja e bordit të OSHP-së dorëhiqen për t’u bërë noterë
-
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: S’kam heshtur, po angazhohemi për Apelin
-
Lirohen nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr më 2022
-
Gërvalla i përgjigjet BE-së: Nuk e sakrifikojmë shtetin ligjor për hir të politikave të juaja ledhatuese
-
KGJK-ja i kërkon Haxhiut t’i lirojë nga detyra gjyqtarët e dorëhequr serbë