Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, e ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që i ndau medaljen “Urdhri i Lirisë”, presidentit Trump.
Përmes një cicërime në Twitter, ai tha se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova e dekoron Trumpin me Urdhrin e Lirisë për përpjekjet për paqe”, shkroi Trump Jr.
Thaçi, ka ndarë sot urdhrin më të lartë shtetëror – “Urdhrin e Lirisë”, për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.
Peace is breaking out all over the world because of @realDonaldTrump!!!
— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) September 18, 2020
Kosovo awards Trump with Order of Freedom for peace efforts https://t.co/JkiYE2KrjI