Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka dorëzuar këshilltarit Rober O’Brien për Siguri Kombëtare medaljen ‘Urdhri i Lirisë’ për presidentin amerikan Donasld Trump. Pas kësaj, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. SHBA-të ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik për normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, tha ai.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e pati dekoruar presidentin amerikan, Donald Trump me medaljen ‘Urdhri i Lirisë’.
Artikuj të ngjashëm
-
Reagon djali i Trumpit pas medaljes që Thaçi ia ndau presidentit amerikan
-
Thaçi dekoron Trumpin, e fton ta vizitojë Kosovën
-
Reuters: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”
-
Osmani falënderon Trumpin: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane
-
Osmani pranon letër nga Trumpi, e falënderon për bashkëpunimin me SHBA-në