Procesi mësimor në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash nuk do të mbahet nesër.
Komuna e Dragashit ka njoftuar në Facebook se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.
“Nesër ndërpritet procesi mësimor në "Ruzhdi Berisha" në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit "Ruzhdi Berisha", thuhet në njoftim.
Komuna e Dragashit nuk ka dhënë më tepër detaje për rastet e dyshuara me koronavirus në shkollën “Ruzhdi Berisha”./KSP
-
Dragashi pezullon mësimin për një ditë shkaku i borës dhe erërave të forta
-
Në Drenas shtyhet fillimi i procesit mësimor deri të mërkurën
-
Mbyllen dy shkolla në Skenderaj shkaku i rritjes së rasteve me koronavirus
-
Edhe një shkollë në Prishtinë kalon në mësim online
-
Gjimnazi “Xhevdet Doda” nesër nuk mban mësim për shkak të rrënimeve afër tij