Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllen dy shkolla në Skenderaj shkaku i rritjes së rasteve me koronavirus

Komuna e Skenderaj ka njoftuar se për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në mesin e mësimdhënësve dhe nxënësve, janë mbyllur gjimnazi “Hamës Jashari”, SHMLP “Anton Çetta”, ndërsa në SHFMU “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin online.

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, pas mbylljes së Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, task-forca në nivel shkolle ka vendosur për mbylljen e dy shkollave të mesme.

“Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet”, thuhet nga Komuna e Skenderajt.