Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha sot se është i lumtur që qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, ato të ekspertëve ndërkombëtarë dhe rezultatet e Komisionit shtetëror për caktimin e kufirit me Malin e Zi, përputhen edhe me rezultatet e Komisionit për matjen e territorit, që dëshmon se Kosova nuk e humb asnjë metër katrorë.
Në mbledhjen e Qeverisë, ka marrë pjesë edhe akademik Hivzi Islami, i cili ka prezantuar raportin për matjen e territorit të Kosovës.
Kreu i qeverisë tha se me këto rezultate tregohet se nuk humbet asnjë metër e territorit. Këtë raport Mustafa tha se do ta publikojnë në ueb-faqe, do t’ia dërgojnë Presidentit për informim.
Kabineti qeveritar pas shqyrtimit të raportit e ka miratuar pa asnjë votë kundër.
-
Mustafa flet për raportin e matjes së territorit, hesht për ditën e dërgimit për ratifikim në Kuvend
-
Qeveria ka publikuar raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës
-
Mustafa: Duhet të gjejmë forcë për ta ratifikuar kufirin, kufi tjetër nuk ka
-
Qeveria miraton raportin për matje të territorit, s’tregon kur do ta procedojë në Kuvend
-
Raporti i matjes së territorit nga komisioni qeveritar i dorëzohet Mustafës