Në takimin e parë të Kuvendit Komunal të Pejës këtë vit, mbajtur të enjten, në mesin e pikave të rendit të ditës ishte edhe raporti informativ i kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, për punën e ekzekutivit të Komunës së Pejës për vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Ai gjatë ekspozesë për punën e ekzekutivit, kryesisht në vija të trasha, ka lavdëruar secilën drejtori dhe drejtor komunal për punën e kryer dhe për projektet e realizuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër secilën drejtori veç e veç ka folur duke potencuar dhe lavdëruar së pari punën e administratës komunale, e cila vitin e kaluar ka trajtuar 107 mijë lëndë dhe, sipas Muhaxherit, për këtë Komuna e Pejës është nga ato komunat që janë në garë për efikasitet dhe efiçiencë të punëve të kryera.
Ai ka përmendur projektet e realizuara apo që janë në realizim e sipër, si ndërtimi shkollës së muzikës, asaj të artit, rinovimi i gjimnazit, ndërtimi i disa palestrave sportive nëpër fshatra dhe kubëzimi i oborreve në disa shkolla. Pastaj ndërtimi i kanaleve të ujitjes, shpërndarja e serrave, asfaltimi i rreth 110 kilometrave rrugë, vendosja e mbi 1 mijë e 300 trupave të rinj ndriçues në qytet dhe fshatra...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)