Sektori i noterëve në Kosovë duhet të ketë më shumë transparencë, llogaridhënie e mbikëqyrje. Pos kësaj, Ligji për noterinë duhet të ndryshohet sa më shpejt që është e mundur.
Këto janë disa nga rekomandimet që janë përfshirë në Raportin e Vlerësimit të Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë, i cili është bërë publik të martën nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyrtarë të saj, gjatë një tryeze të organizuar, kanë përmendur edhe parregullsitë në rastin e fundit të përzgjedhjes së noterëve.
Menaxheri i projektit “UNDP SAEK II”, Arben Sendaj, ka thënë se përmes këtij projekti synohet të rriten transparenca dhe llogaridhënia në fushën e noterisë.
“Ky është një projekt, i cili tani është faza e dytë dhe do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Qëllimi është që të fuqizojë kapacitetet e institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që t`i rrisin ato për të rritur pastaj ndikimin në luftën kundër kësaj dukurie”, ka thënë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në mungesë të kuorumit nuk kalon as raporti me rekomandime për zbatimin e Ligjit për Noterinë
-
UNDP lanson fazën III të projektit “Mbështetje Përpjekjeve Kundër-korrupsionit në Kosovë (SAEK) 2020-2024”
-
BE-ja kërkon mosemërimin e noterëve të rinj
-
BE-ja kërkon që çështja e noterëve t’i lihet qeverisë së re
-
Unioni Ndërkombëtar i Noterëve e cilëson të dëmshme rritjen e numrit të noterëve në Kosovë