Në mungesë të kuorumit në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar as raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë. Kjo pikë është bartur për seancën e re.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se është rekomanduar që ministrja e Drejtësisë bashkë me Odën e Noterëve të rishikojnë ligjin aktual.
“Si rrjedhojë e intervistimit dhe ballafaqimit me sfidat dhe problemet grupi punues ka nxjerr këto rekomandime: Ministrja e Drejtësisë bashkë me Odën e Noterëve të Kosovës të rishikojë ligjin aktual me qëllim që ai të ndryshohet në përputhje me rekomandimet e bëra në këtë raport veçanërisht me procedurat e pranimit dhe procedurat disiplinore dhe sanksionet. Është e domosdoshme që sa më shpejt që të jetë e mundur të përfshihet një nen që lidhet posaçërisht me konfliktin e interesit në mungesë të një neni i tillë noterët nuk kanë asnjë detyrim ligjor që të mos i kryejnë rastet e tyre në rast se ekziston ndonjë konflikt i mundshëm ose real i interesave”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa u shpreh se në shumë komuna ka mungesë të noterëve dhe plotësim ndryshimi i ligjit për noterë që është bërë me inicim të mazhorancës vetëm sa e ka forcuar mundësinë për monopol. /KSP
-
KE-ja kritikon Kuvendin për kuorumin dhe për dobësim të rolit mbikëqyrës ndaj Qeverisë
-
Mungesa e kuorumit “sëmundje” për Kuvendin, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
-
Fushata e transferimet e deputetëve pritet ta bllokojnë edhe më shumë punën e Kuvendit
-
S’kalojnë projektligjet në Komisionin për Integrim, opozita thotë se s’janë në përputhje me legjislacionin e BE-së
-
Komisioni Evropian i kërkon Kuvendit t’i ndëshkojë deputetët që mungojnë pa arsye