Ekzekutivi lokal i Lipjanit në mbledhjen e rregullt të KK-së të enjten, ka publikuar raportin vjetor të punës për 2017. Mirëpo, ky dokument është kritikuar nga opozita, duke e cilësuar si të mangët dhe me gabime drejtshkrimore.
Sipas opozitës, ky raport nuk ka publikuar të dhëna të detajuara lidhur me menaxhimin e parasë publike, madje disa drejtori nuk e kanë punuar në mënyrë profesionale këtë raport siç kërkohet në bazë të formatit, shkruan sot Koha Ditore.
Lulzim Rrustemi, shef i GK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se duke nisur nga pjesa e raportit të kryetarit të Komunës sidomos raportet e njësive dhe të drejtorëve të Ekzekutivit, tregon për një qeverisje të dobët , joprofesionale dhe të politizuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Opozita në Lipjan e cilëson performancën e ekzekutivit joprofesionale
-
Opozita e Lipjanit kritikon ekzekutivin për transparencë minimale në prokurim publik e menaxhim të buxhetit
-
Komuna e Lipjanit dështoi t’i shpenzojë mbi 2 milionë euro gjatë vitit të kaluar
-
Opozita akuzon ekzekutivin e Lipjanit për kontrata pa zotim të mjeteve
-
Pjesëmarrje e vogël e qytetarëve në dëgjime buxhetore në Lipjan