Komuna e Lipjanit ka përfunduar procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e projekteve për tre vjetët e ardhshëm, mirëpo pjesëmarrja e qytetarëve nëpër këto debate po vazhdon të jetë mjaft e vogël.
Këto dëgjime janë monitoruar edhe nga OJQ YAHR, e cila ka kërkuar të punohet më shumë nga ekzekutivi për nxitjen dhe vetëdijesimin e qytetareve në pjesëmarrjen e tyre në procesin e hartimit të buxhetit komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Rreth procesit të dëgjimeve buxhetore ka reaguar Argjend Tasholli, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, duke akuzuar ekzekutivin me arsyetim se qytetarët e kanë humbur besimin e institucioneve publike derisa kërkesat e tyre për projekte të caktuara nuk po shqyrtohen.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Pjesëmarrje e vogël e pak kërkesa gjatë diskutimeve për buxhetin 2020/22 në komunë të Lipjanit
-
Opozita akuzon Komunën për dëgjime publike formale
-
Opozita në Lipjan akuzon Komunën për dëgjime publike formale
-
Këshilltarët shpërfillin debatet për planifikimin buxhetor për 2019
-
Një pjese të kuvendarëve në Lipjan e Shtime gjatë gjithë vitit nuk iu dëgjua zëri