Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit prej disa vjetësh mban dëgjime publike me numër minimal të pjesëmarrjes së qytetarëve.
Një situatë të tillë PDK-ja e ka cilësuar humbje të besimit ndaj institucioneve publike.
Hyzer Rizani, kryetar i PDK-së, dega në Lipjan, ka thënë se mospjesëmarrjen e qytetarëve nëpër dëgjime buxhetore e tregon më së miri nivelin e dobët të menaxhimit të qeverisjes lokale, transmeton Koha Ditore.
"Kemi raste kur banorët e fshatit Kraishtë dhe Gadime me vetiniciativë i kanë shtruar rrugët publike me zhavorr, kjo për shkak se qeverisja lokale në Lipjan nuk i ka shqyrtuar kërkesat e tyre për asfaltim. Prandaj kjo tregon më së miri se qeverisja e LDK-së në Lipjan po realizon projekte kapitale në bazë të ngjyrimeve politike, prandaj ne konsiderojmë se po keqmenaxhohet me paranë publike dhe njëkohësisht qytetarët nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë”, ka thënë Ruzani.
Ndërkohë, të hënën, nëpërmjet një komunikate për media OJQ “YAHR” ka njoftuar se ekzekutivi i Komunës së Lipjanit gjatë javës së kaluar ka organizuar pesë dëgjime Buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020-2022, të cilat janë monitoruar nga aktivistët e kësaj OJQ-je.
Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në këtë OJQ, ka thënë se kërkesat kryesore të pjesëmarrësve në këto takime më së shumti janë ngritur për përmirësimin e infrastrukturës brenda vendbanimeve të tyre...(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")