Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit prej disa vjetësh mban dëgjime publike me numër minimal të pjesëmarrjes së qytetarëve.
Një situatë të tillë PDK-ja e ka cilësuar humbje të besimit ndaj institucioneve publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyzer Rizani, kryetar i PDK-së, dega në Lipjan, ka thënë se mospjesëmarrjen e qytetarëve nëpër dëgjime buxhetore e tregon më së miri nivelin e dobët të menaxhimit të qeverisjes lokale, shkruan sot Koha Ditore.
“Qytetarët e kanë kuptuar se kërkesat e tyre nëpër dëgjime buxhetore tashmë nuk po përfillen nga ekzekutivi, andaj projektet kapitale po realizohen në bazë të ngjyrimeve politike. Kemi raste kur banorët e fshatit Kraishtë dhe Gadime me vetiniciativë i kanë shtruar rrugët publike me zhavorr, kjo për shkak se qeverisja lokale në Lipjan nuk i ka shqyrtuar kërkesat e tyre për asfaltim. Prandaj kjo tregon më së miri se qeverisja e LDK-së në Lipjan po realizon projekte kapitale në bazë të ngjyrimeve politike, prandaj ne konsiderojmë se po keqmenaxhohet me paranë publike dhe njëkohësisht qytetarët nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë”, ka thënë Ruzani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)