Komuna e Lipjanit ka përfunduar dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit dhe të projekteve kapitale për 3 vjetët e ardhshëm në të gjitha fshatrat. Ndërsa shoqëria civile ka kritikuar përfaqësuesit e zgjedhur në KK për mospjesëmarrje në to. Sipas saj , asnjë këshilltar nuk ka marrë pjesë.
“Prej më shumë se një muaj qytetarët e kësaj komune kanë pasur mundësinë të kërkonin zyrtarisht nëpërmjet debateve, projekte të caktuara kapitale për ta përmirësuar infrastrukturën rrugore, shkollore, kanalizim, ujësjellës etj.”, thotë shoqëria civile e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.
Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në OJQ “YAHR”, që monitoron KK-në ka thënë se që nga fillimi i ka përcjell të gjitha takimet e organizuara nga Komuna për planifikim buxhetor, mirëpo këshilltarët e KK-së nuk kanë marrë pjesë në asnjërin prej tyre.
“Është shqetësuese që asnjë këshilltar nuk ka marrë pjesë në dëgjimet publike për buxhetin, të paktën nëpër fshatrat e tyre nga të cilët kanë marrë edhe votat për këshilltarë”, ka thënë Krasniqi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pjesëmarrje e vogël e qytetarëve në dëgjime buxhetore në Lipjan
-
Një pjese të kuvendarëve në Lipjan e Shtime gjatë gjithë vitit nuk iu dëgjua zëri
-
Për herë të dytë dështoi zgjedhja e këshillave të fshatrave në Lipjan
-
Prizreni nuk e respekton afatin ligjor për aprovimin e buxhetit për vitin 2022
-
Komunat nuk po përmbushin obligimin për njoftimin e konsultimeve publike