Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramosaj për CEFTA-n: S’është rezultat shumë i madh, por i rëndësishëm në aspektin politik

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, ka thënë se përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK nuk e sheh si rezultat të madh, megjithatë thotë se është i rëndësishëm në aspektin politik. 

Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Ramosaj ka thënë se është shënuar hap pozitiv në kuptimin e përfaqësimit të Kosovës.

“Një hap pozitiv është bërë në kuptimin e përfaqësimit tonë, sepse s’do të kishte kuptim as logjik e as politik që ne të thirremi në emrin e UNMIK-ut, kur po bëhet përpjekje e madhe e partnerëve tanë që UNMIK-u e ka kryer misionin e tij në Kosovë dhe ashtu siç ka ardhur edhe duhet të largohet. Unë nuk e shoh këtë si rezultat shumë të madh, por si vlerë e shtuar në aspektin politik e ka rëndësinë e vet”, ka thënë ai. 

Ramosaj ka shtuar se përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore ka më së paku rëndësi. Ajo që është e rëndësishme sipas tij është se Kosova përfaqësohet si Republikë.

“Esenca në krijimin e marrëdhënieve tregtare është në pozicionin tonë të barabartë si partner, më së paku është se a ka fusnotë apo jo, me rëndësi është që Kosova është aty si Republikë e përfaqësuar dhe marrëveshjet do të bëhen në këtë kuptim”, është shprehur ai. 

Edhe SHBA-ja mirëpret heqjen e tarifës doganore nga Kosova Arbëri SHBA-ja mirëpret heqjen e tarifës doganore nga Kosova

Prej vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe, sipas Ramosajt, kanë filluar probleme shumë të mëdha. 

“Kur janë në pyetje marrëdhëniet tregtare, raportet u ngrinë në kohën e fundit si rezultat i situatës jo të mirë që patëm, pas ndërhyrjes flagrante që bëri Serbia në Banjskë, faktikisht u krijua raporti i një ekonomie të luftës. Ky raport pasoi me veprime të caktuara të Qeverisë që në fakt mori këtë masë të sigurisë”, ka thënë ai duke shtuar se tani shumica e bizneseve apo prodhimeve nga Serbia e Bosnja, një pjesë e madhe e tyre e kanë humbur tregun kosovar. “Kur mungon për një periudhë të gjatë bëhet zëvendësimi i kërkesës”, ka deklaruar Ramosaj.