Njohësja e politikës, Saranda Ramaj, ka thënë se nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kthehet si i pafajshëm nga Haga dhe vendos të merret me politikë, atëherë opozita do të bëhej me lider opozitar.
Ajo ka thënë se nuk beson që PDK-ja do t’i marrë 40 apo 30 për qind të votave, por se sipas saj, kryeministri në detyrë Albin Kurti e Vetëvendosja, do të kishte një opozitë me një lider.
“Unë nuk besoj që kthimi i zotëri Thaçit si i pafajshëm do e ndryshonte shumë skenën politike, por çfarë do të ndryshonte dhe çka besoj që zotëri Kurti e ka parasysh, prej 2020 kur Kurti ka ardhur në pushtet, për herë të parë mbase opozita do të ketë lider, nëse zotëri Thaçi vendos të merret me politikë”, ka theksuar Ramaj.
Sipas saj, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku asnjëherë nuk është konsideruar lider opozitar.
Ramaj ka thënë se Abdixhiku është vetëm opozitë e një pjesë të partisë së tij.
Edhe
Ramaj: Abdixhiku dëshiron t’i zhveshë publikisht 6 deputetët e LDK-së
Ramaj gjithashtu ka theksuar se vendimi i 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, çfarëdo qoftë ai, është prej më të rëndësishmëve për mënyrën se si Kosova do të ecë përpara në shumë procese.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që janë duke u mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 dhe akuzohen për krime lufte do të shpallet më 16 shtator.
LIVE: Kush është fajtor nëse prapë do të shkojmë në zgjedhje?
-
Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së
-
Ramaj: LDK-ja s'do të mund ta marrë veten edhe nëse Abdixhiku qëndron në këtë pozitë
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Kurti: Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re