Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë ditës së djeshme publikoi rezultatet e testit të drogës, duke u bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë që t’i nënshtrohen gjithashtu narko-testit. Ndaj kësaj nisme reagoi menjëherë deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se e mbështet idenë që të gjithë deputetët t’i nënshtrohen narko-testit, por kërkoi që procesit t’i shtohet edhe verifikimi i prejardhjes së pasurisë. Kjo nxiti edhe një tjetër reagim nga Ramadani.
Deputeti i Aleancës teksa postoi videon me rezultatin nga testi i drogës, iu drejtua zyrtarëve qeveritarë duke u thënë se “nëse jeni të pastër, s’është keq të jeni shembull”.
Por kjo mori menjëherë përgjigje nga Bajqinovci.
“Jam dakord me nismën e Burim Ramadanit për narkotestin te deputetët. Le të testohemi të gjithë, pa asnjë përjashtim. Por, për hir të transparencës, ta shtojmë edhe një test tjetër: testin e prejardhjes së pasurisë. Të hapen kartelat e pasurisë, të krahasohen të ardhurat me milionat, pronat, vilat, banesat dhe bizneset që kanë mbirë gjatë viteve në politikë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Bajqinovci shtoi se kush nuk ka frikë nga e vërteta nuk duhet t’i frikësohet as narko-testit dhe as verifikimit të pasurisë.
Pas këtij reagimi, Ramadani iu kundërpërgjigj Bajqinovcit, duke thënë se është “gjysmë-mbështetësi i parë nga pushteti” për nismën e tij.
Edhe
Rizvanolli kritikohet për pasuritë e Ministrisë që e drejton
Sipas Ramadanit, Bajqinovci nuk ka kërkuar që narko-testit t’i nënshtrohen edhe Qeveria dhe institucionet e tjera, duke pyetur se pse po vjen kjo frikë.
“Përtej kësaj, logjika pshtjelluese e kushtëzuese është pjesë e këtij pushteti 6 vjeçar. Por, s’ka lidhje. Bëjeni narko-testin. Që të gjithë ju pushtetarët. Kaq. E thjeshtë është kjo. Narko-testi është vullnetar. Nuk të detyron askush (fatkeqësisht). Ndërsa, hetimi për pasurinë e paligjshme është obligim ligjor, madje prioritet i pushtetit tuaj që 6 vjet!”, ka shkruar Ramadani.
-
Rrahmani akuzon Rizvanollin për keqraportim të pasurisë
-
Ramadani kërkon hetim pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së nga shpërthimi i municionit
-
Deputetë të Aleancës dhe LVV-së shkëmbejnë akuza për shitjen e pronave me nga “dy euro ari”
-
Akuza mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës për shitjen e pronave të AKP-së