Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, njëherit anëtar i Komisionit Hetimor për Media, ka thënë se nëpërmjet projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), nuk synohet licencimi i mediave online, por regjistrimi.
Ai ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se ndryshimet në ligjin e KPM-së do të bëhen në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.
“Nëpërmjet projektligjit për KPM-në synohet të përafrohet me legjislacioni dhe direktivat e BE-së. Projektligji për KPM-në rregullon edhe shumë çështje, e ndër to është edhe rregullimi i KPM-së. Mediat online do të regjistrohen, por s’do të licencohen, e kjo është ndër ato që kam thënë se ka qenë dezinformatë”, ka shtuar Ramadani.
Sipas deputetit të partisë në pushtet, direktivat e BE-së thonë se rregullimi i portaleve duhet të bëhet nëpërmjet KPM-së.
Duke debatuar me panelisten e “Konfrontit”, Dafina Demaku, deputeti i VV-së ka thënë se në ditët e sotme teknologji po ndryshon, e te mediat online, fokusi më i madh është te videot.
Edhe
Çfarë do të përmbajë Rregullorja e KPM-së për mbulimin e zgjedhjeve?
“Sot fokusi është te videot, reklama më e madhe është te videot, e po kërkoni që këtë fokus të mos e rregulloni”, ka shtuar Ramadani.
Demaku është shprehur se Bashkimi Evropian s’do ta lejojë këtë projektligj, pasi sipas saj, po tentohet të shkelet fjala e lirë.
-
“Do ia mbajmë mend”, Ramadani flet për ‘kërcënimin’ nga Telekomi i Serbisë dhe kritikon KPM-në për vendimin
-
Qeveria mbron Ligjin për KPM-në pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve
-
Ramadani thotë se ligji për KPM-në eliminon "mediat e sheshit" që shkelin Kodin Etik
-
AGK-ja i kërkon Qeverisë të tërhiqet nga projektligji për KPM-në e VV-së të mos e votojë