Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj u bë në kohë sfiduese

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e presidentes.

Në një postim në rrjetin social “X” Rama ka thënë se zgjedhja e Shiroka-Pulës ka ardhur në një kohë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe vetë Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Evropën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, ka shkruar ai.

Lexo përditësimet tjera
Justina Shiroka-Pula

Reagimet pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente