Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama thotë se po vazhdon presioni nga Beogradi ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, por ata e kanë mbështetjen e Kosovës

Dy pjesëtarët boshnjakë të FSK-së të ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi, janë vëllezër. KTV ka mësuar se tashmë njëri prej tyre është liruar, ndërsa tjetri është ende duke u intervistuar.

Arsyeja e ndalimit të tyre është vetëm pse ata janë pjesëtarë të FSK-së. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

LEXO EDHE: Kosova fton BE-në që të reagojë menjëherë pas ndalimit në Serbi të pjesëtarëve serbë të FSK-së

Ndërkohë, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se presioni ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, po vazhdon nga Beogradi duke dashur të ndalin dhe pengojnë zhvillimin e Forcës, por që sipas tij, e rëndësishme është se pjesëtarët serbë të FSK-së, kanë pasur dhe do të kenë mbështetjen e zinxhirit komandues ushtarak dhe politik të FSK.

{gallery}