Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, kryesisht ata serbë, por edhe boshnjakë, vazhdojnë të kenë presione nga autoritetet e Serbisë për shkak të përfshirjes së tyre në këtë forcë.
Sikur edhe në vitin e kaluar edhe sivjet, janë shënuar raste, në të cilat pjesëtarët e FSK-së, që kanë kaluar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga organet serbe.
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thanë për Radion Evropa e Lirë se ky presion është duke vazhduar, duke i cilësuar si të papranueshme sjelljet e tilla të autoriteteve serbe.
Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se Serbia po vazhdon të bëjë presion mbi pjesëtarët e komuniteteve pakicë që janë pjesë e FSK-së dhe nuk po lejon, sidomos qytetarët serbë, të përcaktohen për punën dhe jetën e tyre.
"Fatkeqësisht, duhet ta pranojnë se qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar fare karshi pjesëtarëve të FSK-së. Është qëndrimi i njëjtë. Ajo, sa herë i vjen në shteg, i merr në pyetje pjesëtarët e FSK-së dhe u bën presion atyre për shkak të pranisë dhe aktivitetit të tyre në FSK", tha Shala.
Edhe
Pjesëtarët boshnjakë të FSK-së u intervistuan për 3 orë rresht
Javën e kaluar, dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinë, ku ishin marrë në pyetje, përkatësisht ishin ndaluar për një bisedë informative.
-
Rama thotë se po vazhdon presioni nga Beogradi ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, por ata e kanë mbështetjen e Kosovës
-
Përfshirja e serbëve, sfidë për Ushtrinë
-
Beogradi, përmes kërcënimeve, po dëshiron të largojë të gjithë pjesëtarët e komuniteteve nga FSK-ja
-
Ikja e serbëve nga FSK-ja mobilizon Këshillin e Sigurisë së Kosovës