Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FKS-së nga policia serbe në pikën kufitare të Jarinjes.
Ramadani thotë se Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.
Sipas tij, duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim.
“Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”, ka thënë Ramadani, raporton Koha.net.

Ai thotë se Serbia po i dëmton serbët e Kosovës sepse, “Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm”.
“Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”, ka përfunduar zv/ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani.
-
Kosova e quan provokim afrimin e ushtrisë serbe, Serbia e arsyeton me “luftim të kontrabandës”
-
Veteranët e UÇK-së kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit
-
KMDLNJ: Serbia po bën presion me arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së
-
Qeveria e Kosovës në kontakt me Maqedoninë e Veriut për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së
-
Serbia thotë se 4 policë të Kosovës janë ndaluar, njëri prej tyre zëvendësdrejtor