Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftuar se së bashku me 40 deputetë të tjerë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionale për inicimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Sipas tij, projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës, por ende nuk është dorëzuar zyrtarisht, për shkak të, siç ka thënë, paqartësive rreth mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit, duke shtuar se janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme institucionale.
Ai ka theksuar se në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë.
“Unë, së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës. Megjithatë, deri më tani nuk kemi proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të vepruar në përputhje me situatën institucionale. Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai më tej ka shprehur mirënjohjen për deputetët që kanë mbështetur nismën.
-
Edi Rama pyet Kuvendin e Kosovës pse s’ka bërë rezolutë për shkeljet e Speciales
-
Çfarë kërkon PDK-ja të ndryshojë në Ligjin për Specialen
-
OVL-UÇK pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen: Partitë të mos bëjnë politikë me këtë ligj
-
Hamza kërkon nga presidentja Shiroka-Pula dekretimin e Ligjit për Specialen
-
Çitaku: Kuvendi nderoi UÇK-në me ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes