Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama takon Pompeon, bisedojnë edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në SHBA me Sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.

Takimi i Ramës me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë erdhi edhe në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së, ku Shqipëria është drejtuese e saj që nga janari i këtij viti.

Rama ka shkruar në Facebook se në mesin e temave që kanë biseduar ishte edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Edhe Rama e Palmeri flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi Arbëri Rama e Palmeri flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Pompeo, siç thotë Ortagus, theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

“Sekretari gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për përkushtimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në shpërndarjen e barrës së NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit të gjeneratës së re”, ka cituar Ortagus të ketë thënë Pompeo gjatë takimit me Ramën.