Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar me ndihmëssekretarin e Shtetit në SHBA, James O’Brien, me të cilin tha se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e Shteteve të Bashkuara.
Osmani ka shkruar në Facebook të hënën se me O’Brien diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave dhe mbrojtjen e lirisë.
“Takimet në Washington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e Osmanit.
Osmani ka udhëtuar për në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.
-
Osmani flet me O’Brienin për sigurinë në rajon
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
-
Osmani: SHBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
-
Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në