Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar të mërkurën me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në Neë York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Pas këtij takimi, Begaj ka thënë se Shqipëria mbetet aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka shkruar më tej ai në Facebook.
Në takim është diskutuar edhe për domosdoshmërinë e uljes së tensioneve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakorduar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, raporton TCh.
-
Begaj takohet me Escobarin, flasin edhe për Kosovën
-
Begaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër, garanci për sigurinë
-
Begaj pret Escobarin: Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë me ndikim të madh rajonal
-
Osmani pret në takim Begajn: Kosova e Shqipëria të jenë përherë pranë njëra-tjetrës
-
Begaj u kërkon ambasadorëve shqiptarë që të punojnë për Kosovën