Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar në New York me zëvendës ndihmës-sekretarin amerikan të SHBA-së, Gabriel Escobar.
Gjatë takimit ndër të tjera është biseduar edhe për çështjen e Kosovës.
“Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet nga Presidenca e Shqiprëisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Begaj takon Escobarin, kërkohet zbatimi i Marrëveshjes së dakorduar Kosovë-Serbi
-
Begaj pret Escobarin: Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë me ndikim të madh rajonal
-
Begaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër, garanci për sigurinë
-
Osmani pret në takim Begajn: Kosova e Shqipëria të jenë përherë pranë njëra-tjetrës
-
Begaj u kërkon ambasadorëve shqiptarë që të punojnë për Kosovën