Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama e Palmeri flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Top Channel, duke iu referuar një burimi të pranishëm në atë takim, raporton se “në takimin që ka zgjatur rreth 100 minuta mësohet se vetëm pak kohë i është kushtuar situatës politike në vendin tonë”.

I njëjti burim tha se zyrtari i lartë amerikan është ndalur gjatë në rëndësinë që ka për të ardhmen e Shqipërisë çelja e negociatave me Bashkimin Europian, si dhe rolin strategjik që Shqipëria luan në NATO, raporton Top Channel.

Sipas këtij mediumi, pjesë e bisedës Rama-Palmer ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse tema e aktualitetit politik në Shqipëri nuk ka marrë pjesën kryesore të vëmendjes, mësohet se zyrtari amerikan ka shprehur interes për ecurinë e Reformes Zgjedhore, ndërkohë që ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe më parë nga Washingtoni dhe Brukseli, se nuk ka asnjë arsye për të vënë në diskutim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë.

Ditën e nesërme, Palmer do të takohet me kryetarin e PD-së, Basha, dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, përfshi presidentin Meta.

Artikuj të ngjashëm