Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama takohet me Donald Trumpin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë Samtit të vendeve të NATO-s, i cili po mbahet në Bruksel.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Rama, i cili ka bërë publike një foto në profilin e tij, teksa shihet me Trump.

“Foto e ditës”, ka qenë komenti i kreut të qeverisë.

Ndërkaq nga ana tjetër, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”.