Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur thirrjen që Serbia t’i lirojë tre policët e kidnapuar, pasi sipas tij, pa u bërë kjo, s’ka hapësirë për të lëvizur përpara mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai shkroi në Twitter të enjten se sapo policët të kthehen në shtëpitë e tyre, duhet një veprim “i ri e i fortë i Francës dhe i Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti”.
“Pa lirimin e tre policëve shendosh e mirë nga Serbia, s’ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparimi të vërtetë. Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe i Gjermanisë për të ndalur këtë spirale absurditeti. Por, gjëja e parë është: lironi tre policët”, shkroi Rama.
Ky deklarim i Ramës vjen pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
-
Sveçla i jep kontribut Ramës për lirimin e tre policëve të kidnapuar
-
Rama: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje, në të kundërtën të ballafaqohen me pasoja
-
Rama: Lirimi i tre policëve lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar
-
Rama: Lirimi i policëve rihap rrugën e shtensionimit
-
Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia