Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë, por të vonuar, lirimin e tre policëve të Kosovës të marrë peng më 14 qershor nga forcat e Serbisë.
Të njëjtin mendim, Rama ka thënë se ndan edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilin është takuar sot.
“Me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ishim të një mendjeje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama në Twitter.
Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!
— Edi Rama (@ediramaal) June 26, 2023
Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për… pic.twitter.com/k5YFtUn6Jn
-
Rama: Lirimi i policëve rihap rrugën e shtensionimit
-
Rama: S’ka ecje përpara pa lirimin e policëve
-
Rama: Nëse s’lirohen policët kosovarë këtë javë, rikthehet akulli në marrëdhëniet me Serbinë
-
Rama: Mbajtja e tre policëve kosovarë në Serbi është e pajustifikueshme
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim