Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve, punonjësve e ndërtuesve që të tregohen të kujdesshëm gjatë punës në objektet e ndërtimi.
Ai u ka kërkuar punonjësve të ndërtimit që të mos hedhin mbeturina nga dritaret, sepse siç ka thënë ai,
“rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten”. Ai ka publikuar edhe disa fotografi të punonjësve duke i hedhur mbeturinat, duke thënë se ata janë gjobitur.
“Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njëjtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, ka shkruar Rama në Facebook.
-
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Rama i reagon Muratit: Me punu s’po ja u do, por me blloku çoheni edhe natën
-
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon disa inspektorë dhe kërkon hetim nga prokuroria
-
Rama publikon lokacionin ku duhet të hedhen mbeturinat inerte dhe ato vëllimore