Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama në përvjetorin e 18-të të vdekjes së Rugovës: “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka kujtuar Rugovën duke e përdorur sloganin “Liria ka Emër”.

Rama ka thënë se ekzistojnë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim para figurës së Rugovës.

“Liria Ka Emër. 18 vjet pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar ai.

Më 21 janar janë mbushur 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.