Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Bashkë me të është vaksinuar për të dytën herë edhe drejtuesja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo.
Kryeministri Rama ka deklaruar se pjesa tjetër e vaksinave të Pfizerit do të arrijnë gjatë shkurtit.
“Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin. Ajo që është e rëndësishme është që kemi hyr në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën, natyrisht që nëse shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk shohim gjithë panoramën dhe gjithë planin atëherë patjetër që duken shuam pak por në fakt e para mos të harrohet që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët”, thuhet në njoftimin e tyre.
Dozën të parë të vaksinës Rama e kishte marrë më 11 janar të këtij viti.
-
Rama sot merr dozën e tretë të vaksinës anti-COVID
-
Shqipëria kryen mbi 770 mijë vaksinime, Rama: Nesër priten edhe 11.700 doza “Pfizer”
-
Në Shqipëri arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer
-
Në Shqipëri arrijnë edhe 11.700 doza të vaksinës antiCOVID
-
Mbërrijnë edhe 7.020 doza të Pfizerit në Shqipëri