Në Shqipëri kanë arritur edhe 11.700 doza të tjera të vaksinës antiCOVID të Pfizerit.
Vaksinat kanë arritur para disa minutave në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri - pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Evropian”, shkruan Rama.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, më herët bëri me dije se sot u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537.837 vaksina antiCOVID për qytetarët.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria ka pranuar deri më tani afro 2 milionë vaksina anti-COVID
-
Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 24.000 vaksina antiCOVID
-
Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11.700 vaksina Pfizer
-
Shqipëria kryen mbi 770 mijë vaksinime, Rama: Nesër priten edhe 11.700 doza “Pfizer”
-
Në Shqipëri mbërrijnë mbi 14.000 vaksina Pfizer