7020 doza të tjera të vaksinës anti-COVID Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.
Rama ka shtuar se të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijnë shumë shpejt.
“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë. Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, ka shkruar Rama.
Shqipëria synon që deri në fund të majit të vaksinojë 500 mijë qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Shqipëri mbërrijnë mbi 14.000 vaksina Pfizer
-
Gati 12 mijë doza të vaksinës “Pfizer” mbërrijnë në Shqipëri – totali mbi 760 mijë
-
Në Shqipëri arrijnë edhe 11.700 doza të vaksinës antiCOVID
-
Rama: Nesër mbërrijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës së Pfizerit në Shqipëri
-
Rama njofton se në Shqipëri kanë arritur mbi 7000 vaksina të reja të Pfizerit