Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendosja e policisë për të mbrojtur ndërtesat boshe të komunave në veri, në të cilat nuk mund të hyjnë kryetarët e rinj dhe vendosja e trupave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, janë veprime vetënxitëse dhe aspak evropiane.
Derisa ka publikuar deklaratën e Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili u bëri thirrje palëve që sa më parë ta depërshkallëzojnë situatën, Rama ka thënë se BE-ja nuk mund të jetë më e qartë se kaq.
Rama ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për këto tensione para se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër të dyjave.
“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, ka shkruar ai në Twitter.
I strongly hope that our brotherly Kosovo and friendly Serbia will resolve this conflict before EU implements strong measures against them. They should act quickly and understand that complying with the EU requests means returning to their senses as responsible European states.
— Edi Rama (@ediramaal) June 3, 2023
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Rama: Duhet të merren masa kundër Serbisë para se të jetë vonë
-
Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës
-
Rama: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje, në të kundërtën të ballafaqohen me pasoja
-
Rama: S’ka ecje përpara pa lirimin e policëve