Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar ekspertizë urgjente mbi rastin e rrëzimit të kulmit së objektit të Komunës, duke thënë se ekspertët e fushës, Visar Geci dhe Gëzim Kastrati, kanë analizuar situatën.
Nga rrëzimi i kulmit ka pësuar lëndime trupore një qytetare, e Rama u shpreh para mediave të hënën se gjendja e saj është stabile, duke theksuar se është në kontakt me familjarët e saj.
“Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë.Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj...Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesës...Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.
Rama ka shtuar se sikur të mos merreshin masat urgjente pas rënies së kulmit, do të mund të kishte edhe djegie të objektit.
“Do të shohim edhe në objekte të tjera që mund të kenë probleme të tilla, të krijojmë struktura të reja që i analizojmë në numër më të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht, të shohim a kemi problem masovik, apo problemi ekziston në disa pika të ndryshme”, ka shtuar kreu i Prishtinës.
-
Për rrëzimin e kulmit arrestohen dy persona, njëri zyrtar i Komunës së Prishtinës
-
Azemi i VV-së: Të hetohet lëndimi i vajzës nga rënia e kulmit të Komunës
-
Rama kërkon hetim për lëndimin e 23-vjeçares nga rënia e kulmit të Komunës
-
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
-
Komuna mbyll të gjitha vendpunishtet pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”