Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kërkuar që të hetohet rasti i lëndimit të një 23-vjeçareje nga rënia e kulmit të objektit së Komunës së Prishtinës, duke shtuar që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
Ai ka shkruar se ky rast duhet të jetë thirrje emergjente për institucionet lokale, duke theksuar se Komuna e Prishtinës kishte dhënë tender në vlerë prej 386.096 euro për rinovimin e këtij kulmi.
“Ky rast duhet të hetohet detajisht dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Kujtojmë se vitin e kaluar Komuna për rinovimin e këtij kulmi ka dhënë tender në vlerë prej 386.096 euro. Ky rast duhet të jetë thirrje emergjente për institucionet lokale, kjo nuk është fatkeqsi natyrore, por gabim i rëndë njerëzor. Dikush duhet të jap përgjegjësi”, ka thënë Azemi.
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka kërkuar të sqarohet se kur ka nisur rinovimi si a është shkaktuar aksidenti nga veprimet e kompanisë.
“A është shkaktuar ky aksident nga veprimet potenciale të Kompanisë? Si e ka cilësuar rrezikshmërinë objektit paraprakisht Komuna e Prishtinës? Kush e ka bërë pranimin teknik të objektit? Etj”, ka shtuar Azemi.
Edhe
Të akuzuarit për rrëzimin e kulmit të Komunës e pranojnë fajësinë, do t’i paguajnë mbi 36 mijë euro
Hetim ka kërkuar edhe kreu i Prishtinës, Përparim Rama.