Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar hetim për rastin e një vajze u lëndua nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës.
Ai shkroi në Facebook se pret të merren të gjitha masat në pajtim me legjislacionin në fuqi, duke bërë të ditur se i ka kontaktuar familjarët e së lënduarës.
“Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor. Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë. Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Rama.
Klinika Emergjente ka thënë për KOHËN gjatë ditës se viktima është pranuar me lëndime në kokë dhe se është në gjendje stabile.
"Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t'i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror", ka thënë zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.
-
Për rrëzimin e kulmit arrestohen dy persona, njëri zyrtar i Komunës së Prishtinës
-
Rama: Kam kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës
-
Policia e Prokuroria s’japin informacione mbi hetimet për rënien e pullazit të “komunës së re”
-
Futet në operacion 23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës
-
Një 23-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit të çatisë së “komunës së re”