Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të prodhojë rezultate konkrete. Rama ka vënë theksin në rritjen e bilancit tregtar mes dy vendeve, ndërsa përgëzoi homologun e tij, Ramush Haradinaj, për reformat e ndërmarra.
Rama njoftoi hapjen e një zyre oparcionale për Kosovën në portin e Durrësit, sikundër bëri të ditur se ministritë kanë grupe të përbashkëta pune me Kosovën. Sipas tij, objektiv është harmonizim i marrëdhënieve në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama dhe Harandiaj deklaruan se do të ketë një unifikim të doganave mes dy vendeve, ndërsa do të firmosen 12 marrëveshje mes dy shteteve për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik.
“Dy qeveritë ritakohen pas më shumë se një viti ndaj është më se e natyrshme për një bilanc që të na mundësojë jo vetëm një reflektim se çfarë është arritur, por edhe një pamje për hapat e pritshëm. Analizë e përgjithshme. Rezultatet janë konkrete, janë të prekshme dhe shpresëdhënëse. Kemi strukturuar mënyrën e punës, kemi ngritur sekretariatin e përbashkët për punën ndër ministrore në funksion të zbatimit të marrëveshjeve”, tha Rama.
Ai shtoi se po punohet për heqjen e barrierave tarifore, si dhe për hapjen e pikave të tjera doganore.
“Kemi ende punë për të bërë për të ulur më tepër kohën që qytetarët të kalojnë në kufi. Do të hapim zyrën operacionale të Kosovës në portin e Durrësit, e cila do të ndikojë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve. Në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova, ndërsa volumi tregtar është 2.7%. Le të punojmë që ky takim të çelë një tjetër kapitull jo vetëm në politikën rajonale, por edhe të integrimit në BE. Është në dorën tonë që historinë ta shkruajmë që nesër të flasë mirë për ne. Duhet vetëm të vendosim se çfarë do të shkruajmë dhe atë ta bëjmë realitet”, theksoi Rama.