Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjet në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive në Elbasan, të fushave të ndryshme.

Në mbledhjen dy qeverive, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo është mbledhja e shtatë mes dy vendeve dhe e para e tij si kryeministër. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende “si një lis me dy degë”, dhe se puna mes dy vendeve duhet bërë si patriotë “e të flasim si diplomatë”.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sot po realizohet një sinergji mes të dyja shteteve në të gjitha fushat, dhe çuarjen përpara të lëvizjes së lirë, lehtësimin e punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit. 

Ministrat e të dyja qeverive kanë prezantuar më pas marrëveshjet:

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Edhe Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë Arbëri Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Edhe Marrëveshjet që u nënshkruan mes dy qeverive Arbëri Marrëveshjet që u nënshkruan mes dy qeverive

7. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

8. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

9. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

10. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

Edhe Kurti: Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri ka marrë formën e një përkushtimi të thellë Arbëri Kurti: Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri ka marrë formën e një përkushtimi të thellë

12. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

13. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.