Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për manipulim politik dhe tensionim të qëllimshëm të situatës në Skenderaj.
Rama ka deklaruar se Skenderaj u përdor si “skenë për manipulimin e radhës politik” nga Kurti, ndërsa ka akuzuar kreun e Qeverisë për përdorim të institucioneve dhe policisë për përçarje politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik. Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris – ai po manipulon”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka përmendur edhe raportin e Kurtit me institucionet e drejtësisë, duke thënë se kryeministri në detyrë ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale.
“Ky është i njëjti kryeministër që ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Sepse ai është mbi ligjin. Ai është ligji”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, prania e forcave të shumta policore në Drenicë tregon “nevojën për të projektuar autoritet dhe për të ushqyer një logjikë hakmarrjeje politike”.
Rama ka vlerësuar se provokimi i Drenicës dhe etiketimi i kryetarit të saj si “Serbia” përbën, sipas tij, “akt të ulët” dhe rrezik për paqen sociale.
“Ky tensionim i qëllimshëm dhe këto tentativa për destabilizim politik janë jashtëzakonisht të rrezikshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. Drenica nuk e meriton këtë. Kosova nuk e meriton këtë”, ka deklaruar Rama.
Gjatë ditës së djeshme, në një kafene të Skenderajt u rrah zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani. Ai ka thënë se u rrah nga Sami Lushtaku e truprojat e tij.