Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci me sanksione për ata që hedhin mbeturina në deponi ilegale

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi, dje ka nënshkruar dokumentin me të cilin njofton të gjithë qytetarët, operatorët ekonomik dhe ekonomitë familjare se nga data 21 e këtij muaji do të merren sanksione në raport me të gjithë ata persona juridik dhe fizik, të cilët i hedhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta) në ato vende që nuk janë të përcaktuara.

“Komuna e Rahovecit ka krijuar një Task-Force në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Komunës së Rahovecit, Drejtorinë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Ndërmarrjen komunale Eko-Regjoni si dhe kompanitë e tjera që operojnë në territorin e Komunës së Rahovecit, të cilat kanë për obligim ta monitorojnë 24 orë dhe 7 ditë në javë dukurinë e hedhjes së mbeturinave në vende ku nuk janë të përcaktuara nga Komuna e Rahovecit”, thuhet në njoftim.