Komuna e Rahovecit, të mërkurën, ka njoftuar se që prej fillimit të kësaj jave janë shqiptuar tri gjoba për hedhjen pavend të mbeturinave. Drejtuesit e Komunës që javën e kaluar patën paralajmëruar aplikimin e sanksioneve të kësaj natyre.
“Që nga data 21 maj 2018, Inspektorati i Rahovecit, ka nisur shqiptimin e gjobave mandatore për hedhësit e mbeturinave në vende të ndaluara me ligj dhe deri tashti janë shqiptuar 3 gjoba”, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale të informimit. Njëherësh është përsëritur thirrja për raportim të çdo rasti të hedhjes së mbeturinave në deponi pa leje, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, javën e kaluar pati njoftuar publikun se nga e hëna e kësaj jave do të aplikohen sanksionet në përputhje me ligjin ndaj të gjithë atyre që hedhin mbeturina të amvisërisë dhe inerte në vendet që nuk janë të përcaktuara nga Komuna.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Rahoveci nis gjobitjen e hedhësve të mbeturinave jashtë kontejnerëve
-
Mitrovica nis shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave
-
Në Rahovec hyn në fuqi udhëzimi administrativ për gjobitje për hedhje të mbeturinave
-
Në Rahovec nis gjobitja për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate
-
Nis shqiptimi i gjobave të para për hedhjen e mbeturinave