Arbëri

Ragmi Mustafi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Shqiptarë në Luginë nuk janë sa i dëshironi

ragmi mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ka thënë se “shqiptarët po paraqesin njerëz që me vite nuk jetojnë në Serbi”.

Vuçiq për “Bujanovaçke” ka thënë se pas regjistrimit, që po vazhdon në Serbi, nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, pasi “shumë familje në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

shqiptarë në Luginë nuk janë aq sa ju dëshironi, nuk janë as 1118 shqiptar sa keni pretenduar për vite, janë shumë, shumë më shumë. Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Z. President nuk janë 5809 shqiptarë në Serbi, nuk janë 1118 shqiptarë në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. Z. President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht! Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtarë të monitorojë e të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë.