Rade Radovanoviq, publicist dhe shkrimtar njohur nga Beogradi, ka folur për “KD Politik” për situatën në veri të Kosovës.
Autori i romanit “Qeshja nën trekëmbëshit e varjes”, që flet për qëndrimin e politikës serbe ndaj Kosovës në kohën e Milosheviqit, thotë se aktualisht në trazirat në Veri të Kosovës janë të implikuar njerëz të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe “mercenarë rusë të koordinuar nga agjentë rusë në terren”
“Për shkak të protestave masive të qytetarëve, të udhëhequra nga opozita serbe proevropiane, si dhe për shkak të kërkesave që rrezikojnë pushtetin e tij diktatorial, Aleksandar Vuçiq i ka “shtyrë” serbët në veri të Kosovës në konflikt me policinë kosovare dhe KFOR-in. Në këto konflikte të rrezikshme, prijnë kriminelët e Vuçiqit nga Lista Serbe dhe mercenarët rusë të cilët koordinohen nga agjentë rusë në terren,” – ka thënë Radovanoviq për kdp.mk.
-
Videnoviq thotë se Vuçiq po e shfrytëzon pakicën serbe në Kosovë për agjendën e tij politike
-
Trajkoviq: Vuçiq synon ta kthejë ndikimin me retorikë nacionaliste kundër Kosovës
-
Trajkoviq: Bomba në veri, mesazh për serbët se mund t’u ndodhë si Ivanoviqit
-
“Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” që denoncon krimet e Serbisë, “Libri i vitit” në Kroaci
-
Bogdanoviq pas lirimit të Radoiçiqit, kërkon nga Kosova të garantojë sigurinë e serbëve në veri