Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rada Trajkoviq thotë se ka marrë kërcënime për veten dhe fëmijët e saj

Rada Trajkoviq

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka bërë të ditur se të dielën ka marrë kërcënime, të cilat u janë dërguar edhe fëmijëve të saj.

Në një postim në Twitter, Trajkoviq thotë se vendndodhja e atyre që i kanë dërguar kërcënimet është identifikuar, pa dhënë më shumë detaje.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të times është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq, i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të dielën, se kot tenton ta trembë.

Trajkoviq ka thënë se ajo është në anën e duhur dhe se serbët në Kosovë duhet t’i heqin qafe kriminelët.

Edhe Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që po merr Arbëri Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që po merr

Trajkoviq së fundi është emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.