Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetari mbulon ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat

astrit gjocaj

Qytetari Astrit Gjocaj ka mbuluar të premten në mbrëmje tabelën që jepte të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës, në kuadër të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në qendër të Prishtinës.

Pas reagimeve të shumta se ekspozita shpërfaq të dhëna të pasakta në shumicën e tabelave të ekspozitës, Gjocaj ka vendosur letër të bardhë mbi shkrimin për Burgun e Dubravës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk duhet të rrimë indiferentë ndaj fyerjeve dhe krimit që po i bëhet historisë dhe gjakut të derdhur #LiriaKaEmer #UÇK”, ka shkruar Gjocaj në Facebook.

Për këtë tabelë gjatë ditës reaguan të mbijetuar të masakrës. Deputeti i Vetëvendosjes Enver Dugolli bëri të ditur se në të një pjesë e konsiderueshme e civilëve të vrarë janë cilësuar si të armatosur.

Pasaktësi të tilla kanë edhe tabelat për masakrat e tjera. Ekspozita është e bazuar në librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, libër i cili është promovuar në disa vende të botës. Në parathënien e librit, autori Gashi ka shkruar se për të përpiluar tekstet ka marrë për bazë raportet e organizatave prestigjioze për të drejtat e njeriut, si Amnesty International (AI), Humanitarian Law Center (HLC), Human Rights Watch (HRW), International Crisis Group (ICH), Organization for Security and Cooperation in Europe (OSCE), e më rrallë edhe ndonjë tjetër.

Ekspozita u organizua nga organizatat “Admovere” dhe “Integra”. Tek pas reagimeve, organizata “Admovere” ka thënë se për përpilimin e listës së të vrarëve nëpër masakra është mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr prej Natasha Kandiq. Në libër, sipas organizatës, është përmendur se në këtë listë figurojnë të regjistruar si perona të armatosur edhe individë që në momentin e vrasjes ishin civilë të paarmatosur dhe nuk kishin rezistuar. Aty u tha se institucionet duhet të hartojnë sa më shpejt një listë për të shmangur “keqkuptimet eventuale”.

E ekspozita është realizuar edhe me mbështetjen financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Glauk Tahiri, këshilltar politik i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi nuk ka kompetencë të vlerësojë apo të verifikojë saktësinë e përmbajtjes së materialeve të zhvilluara nga organizatat joqeveritare.

Pas këtyre reagimeve, Komuna e Prishtinës e ka pezulluar lejen për ekspozitën. Ekspozita planifikohej të qëndronte në shesh deri më 7 prill.

Lexo përditësimet tjera
Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar

Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar

Një ekspozitë në mes të sheshit qendror të Prishtinës, e financuar nga Kuvendi i Kosovës, përmban...