Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna pezullon lejen për ekspozitën me pasaktësi për masakrat

Komuna pezullon lejen për ekspozitën me pasaktësi për masakrat

Foto: Driton Paçarada

Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejen për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që në shesh të kryeqytetit shfaqte të dhëna të pasakta për disa prej masakrave të kryera në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk do të lejojnë që në shesh të kryeqytetit “të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Rama ka kërkuar përgjegjësi politike e institucionale edhe nga Kuvendi që financoi një ekspozitë të tillë.

Në këtë ekspozitë, të vendosur me rastin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s, një pjesë e konsiderueshme e civilëve që janë vranë nëpër masakra janë cilësuar si persona të armatosur. Pothuajse në të gjitha tabelat e ekspozitës ka pasaktësi. Për njërën prej tyre ka reaguar të premten i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, i cili pos që ka shprehur shqetësim për deformim të historisë, e ka kërkuar edhe përfshirjen e Prokurorisë në këtë rast.


LEXO EDHE:


Ekspozita është e bazuar në librin e Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, libër i cili është promovuar në disa vende të botës. Në parathënien e librit, autori Gashi ka shkruar se për të përpiluar tekstet ka marrë për bazë raportet e organizatave prestigjioze për të drejtat e njeriut, si Amnesty International (AI), Humanitarian Law Center (HLC), Human Rights Watch (HRW), International Crisis Group (ICH), Organization for Security and Cooperation in Europe (OSCE), e më rrallë edhe ndonjë tjetër.

Ekspozita u organizua nga organizatat “Admovere” dhe “Integra”. Tek pas reagimeve, organizata “Admovere” ka thënë se për përpilimin e listës së të vrarëve nëpër masakra është mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr prej Natasha Kandiq. Në libër, sipas organizatës, është përmendur se në këtë listë figurojnë të regjistruar si perona të armatosur edhe individë që në momentin e vrasjes ishin civilë të paarmatosur dhe nuk kishin rezistuar. Aty u tha se institucionet duhet të hartojnë sa më shpejt një listë për të shmangur “keqkuptimet eventuale”.

E ekspozita është realizuar edhe me mbështetjen financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Glauk Tahiri, këshilltar politik i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi nuk ka kompetencë të vlerësojë apo të verifikojë saktësinë e përmbajtjes së materialeve të zhvilluara nga organizatat joqeveritare.

Ekspozita planifikohej të qëndronte në shesh deri më 7 prill.

Lexo përditësimet tjera
Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar

Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar

Një ekspozitë në mes të sheshit qendror të Prishtinës, e financuar nga Kuvendi i Kosovës, përmban...